MENU
klinika

Me të voglin e saj pranë oxhakut

Dojna jep një mesazh të rëndësishëm për të gjithë!

09.12.2022 - 12:00

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata mirëpritën në jetë, në muajin gusht, djalin e tyre të parë të cilin e quajtën Nolan Sol Sata.

Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momentet më të ëmbla me të birin.

Siç është ky i fundit ku duket pranë oxhakut me të voglin e saj. Krahas imazhit, moderatorja ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.

“Ky vit më dha gjithë botën! Mbani zemrën çelur, e shpirtin gjithmonë ngrohtë ♥️”, -shkruan Dojna.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)


Më herët e ftuar në “Goca dhe Gra”, Mema rrëfeu gjithçka rreth eksperiencës së saj gjatë shtatzënisë, dhe periudhën pas lindjes së djalit, Nolan Sol.

Moderatorja tha se e ka pasur kompleks në fillim lindjen përmes rrugës çezariane (me operacion), por tani shprehej e lumtur për zgjedhjen e saj.

“Kompleks kam pasur faktin që linda me çezarian (operacion) dhe jo me lindje natyrale. Kjo ka qenë pjesa më e komplikuar që unë e kam vuajtur shumë. Për fat kisha Vlashentin afër. Deri në momentin e fundit kam shkuar në spital me idenë që do lindja vetë. Kisha panik, as nuk e kisha menduar fare momentin e lindjes dhe kur erdhi…nuk isha vërtetë gati.

Por të kisha pasur një ndjekje graduale, ndoshta mund ta kisha përballuar por tani jam e lumtur për zgjedhjen e bërë. Shtatzëninë e kam pasur shumë te lehtë, e kam përjetuar shumë mirë. Kam lindur në javën e 41 se fëmija ishte pak ‘përtac’. E mira që të gjitha gratë të ndjekin një regjim të mos konsumojnë gjëra të dëmshme, pavarësisht se unë kam ngrënë pica”- tha Dojna.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja shqiptare habit me deklaratën e saj

“Më kanë bërë lesbike”