MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Doktor, ta vazhdoj apo ta ndërpres mjekimin?

22.12.2022 - 10:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje, doktor! Jam diagnostikuar me copd prej një viti. Jam mjekuar një vit me pompë setretide pastaj një muaj me aindacaterol, pas ndërprerjes prej dy ditësh spirometria përcakton obstruksion i lehtë. S’di ç’të bëj, ta ndërpres indacaterolin çdo ditë apo mund ta vazhdoj një herë në dy ditë ose më shumë. Me respekt, Iliri!

Mjeku: Sugjeroj që pacienti të mos e ndërpresë indacaterolin, por ta vazhdojë një herë në ditë (jo dy herë apo më shumë, pasi formulimi është 24 orësh).

Këtë medikament e gjen në dy lloje dozash: 150mcg dhe 300 mcg. Pacienti ta fillojë me 150mcg. Gjithsesi, këshillohet komsulta me mjekun specialist sepse sot stadifikimi i copd nuk bazohet vetëm tek Spirometria (provat funksionale), por edhe tek klinika.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.