MENU
klinika

ERE miraton licencën

Dy anije në Vlorë/ TEC-et lundruese gati për punë

30.12.2022 - 21:30

TEC-et lundruese mund të fillojnë të vihen në punë për të prodhuar energji elektrike. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar procedurën që KESH-i të menaxhojë rrymën që do të prodhohet nga dy anijet e vendosura në Vlorë.

Me kapacitetet që kanë dy centralet lundrues, pritet që të mbulojnë 15 përqind të nevojave të konsumit vendas.

Këto dy impiante u sollën në Vlorë këtë vit, pasi qeveria nënshkroi marrëveshjen në muajin mars, nxitur nga kriza që kaloi sektori me rritjen e çmimeve në bursën energjetike.
Ato hasën në kundërshtimin e shoqatave të mjedisit, pasi djegia e naftës bruto, sipas tyre do të shkaktojë ndotje në mjedis, sikundër do të ndikojë në uljen e numrin e turistëve që vizitojnë zonën.

Sipas kontratës, ato do të mbahen me qira nga shteti shqiptar për dy vite, e më pas do të kalojnë në pronësi të KESH-it. Për këto, TEC-e, të ndërtuara 25 vjet më parë shprehu interes edhe Gjermania, por në fund u vendos që të vinin këtu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fatura 2 mld euro e koncesioneve

A rrezikojmë rritje taksash?