MENU
klinika

“Po kërkohet si i gjallë”

Dyshimet e forta të Karamuços: Martinaj mund të ketë ardhur për Krishtlindje

26.12.2022 - 14:28

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar lëvizjet e fundit të RENEA-s dhe FNSH-së, të cilat kanë kryer kontrolle mëngjesin e sotëm në banesën e Ervis Martinajt.

Karamuço hedh dyshimet e forta duke thënë se Martinaj po kërkohet si një person i gjallë, duke qenë se versionet për fatin e tij kanë qenë të ndryshme, duke përmendur edhe si opsion vrasjen e tij.

Sipas tij, Martinaj mund të ketë ardhur pranë familjes për festat e fundivitit.

Gjatë intervistës së tij në “Abc news”, Karamuço tha se ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë.

 “Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë-Kuqe, por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshme e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë-Kuqe. Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen. Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje nga aksioni i FNSH

A fshihet Ervis Martinaj në Vlorë?

Pse policia ka dyshime të forta se…

A e ka inskenuar ‘zhdukjen’ Ervis Martinaj?