Nesër kryeqyteti është në paralizë. Rrugët do të jenë të bllokuara për shkak të samitit të liderëve të BE-së që do të vijnë në Tiranë. Efektivja Lami ka shpjeguar mundësitë e lëvizjes së qytetarëve kur hyjnë në fuqi kufizimet
Për mbarëvajtjen e samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin perëndimor, policia e kryeqytetit ka njoftuar bllokimin e disa akseve rrugore.
“Do fillojë bllokimi në 7:00 të mëngjesit, ndërsa për rrugët urbane në 8 të mëngjesit. Aksi kryesor që do bllokohet janë ato ku do bëhet lëvizja e delegacioneve nga Rinasi në Qafë Kashar dhe anasjelltas. Nga pjesa e Qafë Kasharit deri në ish-sheshin Shqiponja të dyja krahët e autostradës, i gjithë segmenti i Unazës së madhe, nga ish-sheshi Shqiponja deri tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit dhe më pas Rruga e Elbasanit nga rrethrrotullimi i Sanatoriumit deri tek Ura e Elbasanit”, ka thënë Lami.
Një njoftim me rëndësi policia ka për qytetarët që kanë destinacion Rinasin.
“Qytetarët që do vijnë nga Veriu mund të bëjnë rrugëkalimin si gjithmonë, nuk ka asnjë bllokim nga Fushë-Preza në drejtim të Rinasit. Ata që vijnë nga Durrësi, do i duhet të devijojnë në Vorë, në rrugën e vjetër të Fushë-Krujës e cila përsëri të çon në Fushë-Prezë e më pas në Rinas. Ndërsa qytetarët që vijnë nga juglindja, në pjesën e Elbasanit do të kthehen në Unazën lindore tek rrethrrotullimi i TEG duke dalë kështu në Paskuqan, në Kamëz dhe në kryqëzimin e Valijasit do të marrin për në Rinas”, ka thënë Lami.
Efektivja e policisë gjithashtu shpjegon edhe lëvizjen e mjeteve të transportit publik.
“Përsa i përket mjeteve të transportit publik sigurisht që nesër do të funksionojnë, por do të ketë devijime aty ku është e kufizuar lëvizja për këto mjete”, ka thënë Lami.
Për sa i përket banorëve që janë rezidentë brenda perimetrit të sigurisë, do të mund të dalin duke u shoqëruar nga efektivë policie, ndërsa do të mund të kalojnë sërish vetëm pas përfundimit të samitit.
AKSET QE BLLOKOHEN
Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas
Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas
Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas
Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas
AKSET QE LIDHEN ME RRUGEN E ELBASANIT TE BLLOKUARA
Papa Gjon Pali II
Dervish Hima
Asim Zeneli
Themistokli Gërmenji
Ismail Qemali
Mustafa Matohiti
Jul Variboba
Faik Konica
Fatmir Haxhiu
Gjeneral Nikols
Rruga e Atjonit
Sheh Ahmet Pazar
Ibrahim Rugova
Ukraina e lirë
Lek Dukagjini