MENU
klinika

Dhjetëra furgonë e policë në Fushë-Kuqe

Forcat Speciale rrethojnë shtëpinë e Ervis Martinajt

26.12.2022 - 11:16

Një operacion i gjerë i Policisë së Shtetit dhe i mbështetur nga Forcat Speciale RENEA, është duke u zhvilluar në zonën e Fushë Kuqes. Siç shihet dhe nga pamjet, dhjetëra furgonë dhe efektivë ndodhen në shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Biznesmeni i basteve rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe nga mbrëmja e datës 9 për të nuk ka asnjë informacion. Ka pasur raportime se është vetë-zhdukur për t’ju shpëtuar kundërshtarëve, ndërsa vetë familjarët kanë akuzuar shtetin se ka dorë në vrasjen e 40 vjeçarit.

Nuk dihet se për çfarë kanë shkuar sot Forcat Speciale në shtëpinë e Martinaj, por ajo që bie në sy është se në rrethimin e jashtëm – të filmuar me një kamera amatore – qëndrojnë në gatishmëri efektivë të veshur me jelek antiplumb, të armatosur e maskuar.

Megjithatë, nuk përjashtohet dhe mundësia e një kontrolli me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, e cila muaj më parë ka hapur dosje për fatin e biznesmenit të basteve. Ervis Martinaj shoqërohej nga ish-agjenti i Operacionales Jeton Lami dhe në ditët e fundit kur humbi gjurmët, ka qenë me të.

Ervis Martinaj / Jeton Lami
Ervis Martinaj / Jeton Lami

Lami u arrestua në zyrë para shefave të tij, ku deklaroi lidhjen me 40 vjeçarin. Më vonë, ai ka pasur dhe një takim me ish-drejtorin e Përgjithshëm Gledis Nano. Deri tani, Jeton Lami ka “mbyllur gojën” dhe nuk ka pranuar të flasë.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci