MENU
klinika

Nga Artur Zheji

Frika që shkakton shkatërrimi te “Resorti” i Hysenbelliut!

01.12.2022 - 20:28

Analisti Artur Zheji ka reaguar lidhur me sulmin e paligjshëm ndaj “Prestige Resort” gjatë ditës së sotme.

Zheji është shprehur se më shumë sesa fadromat apo tritoli i vendosur nga IKMT, atë e tremb heshtja e shumë gazetarëve e analistëve të mediave të tjera.

Ai e shikon si të padrejtë vendimin e qeverisë, duke marrë si shembull informalitetin që sipas tij “lulëzon” në Tiranë dhe askush nuk përgjigjet.

Fjala e Zhejit:
Shumë kolegë gazetarë dhe analistë, sot nuk flasin.

Kjo më tremb më shumë se fadromat apo tritoli i IKMT-së, që po përdoret te Prestige Resort.

Sepse pronarët e mediave të tyre, nuk duan të flasin në mbrojtje të Irfan Hysenbelliut, aktor i fortë mediatik dhe në konkurencë të ndershme mediatike me pronarët e tyre!

Herë është frika dhe herë është konformizmi që shprehet me thënien: “Çmë duhet mua?!”

Nuk marr përsipër të diskutoj mbi legjitimitetin e pronave të Hysenbelliut.

As nuk marr përsipër të debatoj në lidhje me “të drejtat e IKMT-së”, për të sulmuar Resortin e Hysenbelliut.

Por spektakli i “Drejtësisë” dhe i “pushtetit” të ligjit, kur kjo drejtësi, duket qartë se vepron në mënyrë selektive, nuk më pëlqen fare!

Thjesht më vret sytë!

Sepse jetoj në Tiranë dhe e njoh shumë mirë informalitetin e qytetit tim.

Informalitetin dhe abuzimin e pandëshkuar, që ka gllabëruar dhe gllabëron sipërfaqe të gjelbërta duke e lënë Tiranën pa mushkri.

Informalitetin e çimentos, që bllokon dritën dhe ajrin në mes të qendrës së Kryeqytetit dhe mbi të gjitha me dhjetëra katet pa leje, tek të cilat, askush nuk guxon të afrohet.

Po i shkruaj këto rradhë për “fair play”, sepse më tremb “Heshtja” e kolegëve apo e Shoqatave të Biznesit, më shumë se çdo gjë tjetër.

Sepse sot që shkruaj, nuk bëj më pjesë në Kompaninë e Hysenbelliut, prej të cilit kam dhënë dorëheqjen, para pak kohe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Është shkelur leja e ndërtimit

IKMT shemb godinën e restorantit në ‘Prestige Resort’