MENU
klinika

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli mbeten në burg

Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK

21.12.2022 - 20:13

Gjykata Speciale edhe një herë ka refuzuar lirimin nga burgu të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohen për krime lufte.

Dhomat e Specializuara kanë vazhduar masën e paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së. Ky vendim është marrë sot nga Trupi Gjykues, që në krye ka gjyqtarin Charles Smith II.

Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se nuk ka ndonjë ndryshim të rrethanave që nga shqyrtimi i fundit, që kësaj radhe t’i aprovohet kërkesa e mbrotjes, për të mos i mbajtur edhe më tutje në paraburgim.

Sipas vendimit për Veselin dhe Thaçin, theksohet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.