MENU
klinika

Asnjë përgjigje nga autoritetet

Grevë urie për KEMP-in në Elbasan!

24.12.2022 - 12:00

Personat me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Elbasanit kanë vendosur që të nisin grevën e tyre të urisë. Ata kanë thënë se KEMP-et e tyre janë ndaluar prej 2 muajsh, ndërsa shteti sipas tyre nuk u ka dhënë asnjë përgjigje për ndalimin e pagesave. Janë rreth 160 persona me aftësi të kufizuara në Elbasan, të cilët nuk kanë marrë KEMP-in e tyre.

Prej ditësh ishin në pritje të një përgjigje nga instancat përkatëse, ndërsa për këtë arsye, rreth orës 09:30 minuta hynë në grevë urie.

Vendimet e fundit të Komisioni Epror Mjekësor kanë prekur një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë Shqipërinë.Në bazë të VKM nr.78 persona të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror. Mirëpo ky i fundit duket se ka dënuar invalidët, një pjesë e mirë e të cilëve janë kryefamiljarë dhe nuk përballojnë as nevojat e tyre mjekësore.

"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini