MENU
klinika

Pas kalimit në çerekfinale

Harry Kane dhe Anglia vendosin rekorde në Katar 2022

04.12.2022 - 23:23

Anglia arriti në çerekfinale të Kupës së Botës për herë të dhjetë: dy herë nën drejtimin e Ëalter Ëinterbottom (1954 dhe 1962), Alf Ramsey (1966 dhe 1970), Bobby Robson (1986 dhe 1990), Sven-Göran Eriksson (2002 dhe 2006) dhe Gareth Southgate (2018 dhe 2022).

Harry Kane ka shënuar tani 11 gola në turnetë e mëdha për Anglinë (7 Kupa Bote, 4 Kampionate Evropiane), duke kaluar Gary Lineker (10) si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Tre Luanëve në këto gara.

Anglia ka shënuar me tetë lojtarë të ndryshëm në këtë Botëror, më shumë se çdo kombëtare tjetër.

Në moshën 32 vjeç e 170 ditë, Jordan Henderson është golashënuesi i dytë më i vjetër i Anglisë në Kupën e Botës, pas Tom Finney kundër BRSS në 1958 (36 vjet 64 ditë).

Në moshën 19 vjeç e 158 ditë, Jude Bellingham u bë lojtari më i ri që dha një asistim në një ndeshje të Kupës së Botës për Anglinë (që nga viti 1966).

Phil Foden (22 vjeç e 190 ditë) është lojtari i dytë më i ri që ka dhënë dy asistime në të njëjtën ndeshje eliminatore të Kupës së Botës (që nga viti 1966) pas Ronaldo Nazário kundër Danimarkës në 1998 (21, 284).

Bukayo Saka është lojtari i parë anglez nën moshën 22 vjeç që shënon tre gola në Kupën e Botës. Jude Bellingham (19 vjeç 158 ditë) është adoleshenti i dytë që nis një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës për Anglinë, pas Michael Oëen (18 vjeç 198 ditë) kundër Argjentinës në 1998.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN