Ardhja e liderëve evropianë në Tiranë për Samitin BE-Balkani Perëndimor ka izoluar kryeqytetin. Duke nisur që në orët e para të mëngjesit, akset kryesore të Tiranës janë bllokuar, duke bërë që lëvizja e qytetarëve, qoftë me makina, transport publik apo në këmbë, të jetë e kufizuar.
Që në mëngjesin e sotëm, akset kryesore Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotulimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’ dhe kalimi për në drejtim të aktivitetit, rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me atë ‘Papa Gjon Pali II’, do të jenë të bllokuara.
gjithashtu do të ketë ndryshim të kursit edhe transporti publik në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e “Bajram Curri”.
Rrugët e bllokuara:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
Rruga “Dervish Hima”;
Rruga “Asim Zeneli”;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Fatmir Haxhiu”, tek ETC;
Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.
Në këto akse rrugore do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë banorë, brenda perimetrit të sigurisë.
Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri te kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.
Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, për këtë aktivitet të rëndësishëm konsistojnë në disa plane, konkretisht:
Garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit.
Organizimin e shërbimeve policore për sigurimin e të gjithë perimetrit të sigurisë së Samitit.
Sigurimin e delegacioneve përgjatë gjithë rrugëkalimit, nga Rinasi për në Tiranë.
Eskortimin e delegacioneve nga aeroporti i Rinasit, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Rinas.
Eskortimi i delegacioneve nga PKK Morinë, Kukës, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Morinë, Kukës.
Eskortimi i delegacioneve nga PKK Hani i Hotit, Shkodër, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Hani i Hotit, Shkodër.
Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës.
Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, etj.
Gjithashtu, për të mos krijuar pengesa në mbarëvajtjen e institucioneve që janë brenda perimetrit të sigurisë të këtij Samiti, si dhe të banorëve rezidëntë në perimetrin e sigurisë, Policia sqaron se:
– Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Gërmenji”;
– Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;
– Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga krahu i rrugës së “Elbasanit”;
– Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;
– Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Frederik Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;
– Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.