Ku ka më mirë se pas një dite të lodhshme pune të ktheheni në makinën tuaj dhe të ndizni muzikën që ju qetëson mendjen dhe shpirtin? Të këndoni është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj. Muzika mund të rrisë numrin e antitrupave të cilët forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret. Sipas ekspertëve, këndimi teksa jeni duke i dhënë makinës ka efekte shumë të mira shëndetësore për shëndetin mendor.
Këndimi stimulon mendjen dhe lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, ju keni mundësinë t’i zëvendësoni mendimet negative me ato pozitive përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës. Muzika prodhon hormonet që ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina. Dopamina e liruar kur këndoni zvogëlon stresin. Këndimi liron më shumë tension në diafragmën tuaj sesa frymëmarrjet e thella. Këndimi ju ndihmon t’i përpunoni emocionet në një mënyrë të shëndetshme.
Ndërkaq, rikujtojmë se sharja teksa jeni në trafik nuk ka pasur interes shkencor dhe supozohet të jetë thjesht një shenjë e agresionit, aftësisë së dobët gjuhësore, apo edhe inteligjencës së ulët. Por së fundmi ka disa prova që sfidojnë këtë pikëpamje. Një rishikim i më shumë se 100 punimeve akademike, tregon se përdorimi i fjalëve tabu mund të ndikojë në mënyrën se si ne mendojmë, veprojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin.