MENU
klinika

“Më keni vrarë artistikisht dhe psikologjikisht”

Këngëtari shpërthen keq ndaj “Festivalit të Këngës”

21.12.2022 - 11:44

Artisti dhe këngëtari, Klajdi Musabelliu ka publikuar një video së fundmi në rrjete sociale, nga pjesëmarrja e tij e mëparshme në “Festivalin e Këngës”.

Ai ka shkruar në krah të videos së tij, se 7 vite më parë, atë e “vranë” artistikisht pasi e përjashtuan nga finalja e madhe e Festivalit. Këngëtari shkroi se shkak u bë pikërisht refreni që këndoi në skenë menjëherë pasi publiku e duartrokiti.

Postimi i plotë i Klajdit:
Ju a kam “Falur” që më keni vrarë artistikisht, psikologjikisht, emocionalisht, shpirtërisht…7 vjet më parë, me ‘justifikimin’ se meqënëse këndova refrenin kur më ktheu sallak,më përjashtuat nga finalja dhe festivali. Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kafeisto-lëpirsë që bëtë.Përpiqem cdo ditë t’ja fal edhe ER, IM, MK, që kontribuan në prishjen jo vetëm të jetës sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare…Uroj mos ta bëni të njëjtin gabim sot me Albina Kelmendi
Ps, marr shkas nga mesazhi i transmetuar nëpërmjet interpretimit të Margarita Xhepës në Festival. Faleminderit për mirëkuptimin, ju dua shumë.

Pavarësisht ngjarjes që i ndodhi vite më parë, komentet ndaj artistit kanë qenë mjaft pozitive dhe mbështetëse.

Gjithashtu, ai ka kërkuar që mos të përsëritet i njëjti gabim edhe me këngëtaren e njohur Albina Kelmendi dhe familjen e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN