MENU
klinika

Studimi

Kjo pajisje i ka ndihmuar njerëzit të ndihen më pak të vetmuar

14.12.2022 - 13:01

Një hulumtim i Ofcom – autoriteti rregullator i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për industrinë e transmetimit, telekomunikacionit dhe postës – ka nxjerrë në pah se altoparlantët inteligjentë (smart speakers) kanë ndihmuar njerëzit që jetojnë vetëm të ndihen më pak të vetmuar dhe u kanë dhënë personave me aftësi të kufizuara një ndjenjë më të fortë pavarësie.

Gjatë një sondazhi të thelluar, disa e përshkruan pajisjen e tyre si një shoqërues dhe thanë se u pëlqente të flisnin me të.

Disa të anketuar me aftësi të kufizuara thanë se pajisja ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e tyre, duke u dhënë atyre pavarësi më të madhe dhe duke i ndihmuar të menaxhojnë, madje edhe të përmirësojnë, kushtet dhe aftësitë e tyre.

Studimi: Kjo pajisje i ka ndihmuar njerëzit që jetojnë vetëm

Një person tha: “Është me të vërtetë një ndryshim në privatësi. Kujdestarët e mi nuk duhet të vazhdojnë të ngrihen çdo pesë minuta. Ashtu si sot në mbrëmje, munda t’i kërkoja altoparlantit që thjesht të ndizte dritat. Vite më parë, përpara se ta kisha këtë lehtësi…do të më duhej t’u kërkoja njerëzve që t’i bënin gjërat me dorë.”

Pjesëmarrësit e hulumtimit thanë se kryesisht përdornin altoparlantët për të dëgjuar muzikë, radio, lajme dhe përditësime të motit.