MENU
klinika

I zgjedhuri, i preferuari i SHBA

Krisja e marrëdhënieve Rama-Kim/ Spahiu: Mesazh i qartë për SPAK-un

17.12.2022 - 13:41

Një ditë pas zgjedhjes së kreut të SPAK, Altin Dumani, juristi Kreshnik Spahiu ka folur për përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambsadores amerikane Yuri Kim.

Sipas tij, krisja e marrëdhënieve mes tyre ishte një mesazh për SPAK.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Spahiu u shpreh se ka një marrëveshje të fshehur mes tre eksponentëve të vjetër të politikës, Rama, Meta Berisha për të mbrojtur njëri-tjetrin përballë drejtësisë.

“Mendoj që ka një lloj marrëveshjeje të heshtur; sa kohë të jetë Rama në pushtet, Meta dhe Berisha nuk do të arrestohen dhe e kundërta. Këta kanë 30 vite që kanë bërë rotacion pushteti dhe e mbrojnë njëri-tjetrin në këtë pjesë. Marrëveshja mes këtyre të treve funksionon; Rama është i gatshëm të thyejë marrëdhënien me amerikanët për të ruajtur marrëveshjen me këta. Gjithë cenimi i marrëdhënies është në thelb që SPAK të mos kalojë vijën e kuqe. Të mos prekë këta të tre. Amerikanët shqetësohen se Escobar ka dalë publikisht dhe ka thënë të hetohen personat non grata nga institucionet shqiptare”, tha Spahiu.