MENU
klinika

Analiza

Kumar me paratë/ Orban po luan me ‘nervat’ e Brukselit

27.12.2022 - 13:02

Brukseli ka vendosur të ndërpresë ndihmën financiare për Hungarinë nga fondi i kohezionit, sepse qeveria e kryeministrit Viktor Orban nuk ka zbatuar ende reformat që duhet të sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit. Komisioni Evropian njoftoi këtë javë se kishte arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Budapestin për financimin për periudhën buxhetore 2021-2027. Megjithatë, shumica e 22 miliardë eurove të parave nga fondet e BE së nuk do të lirohen ende, sepse hungarezët duhet të përmbushin ende një sërë kushtesh që lidhen me sundimin e ligjit.

Elisa Ferreira, Komisionere për Kohezionin dhe Reformat tha se: “Investimet e kohezionit do të ndihmojnë në transformimin e Hungarisë në një ekonomi dhe shoqëri më të drejtë, më të gjelbër dhe më të ekuilibruar, por këto investime mund të jenë efektive vetëm nëse shoqërohen me një mjedis të përshtatshëm institucional dhe ligjor dhe nëse zbatohen në përputhje me rregullat dhe vlerat e BE-së”.

Ky vendim sigurisht që do të theksojë më tej sfidat fiskale me të cilat përballet Orban, i cili mezi pret të zhbllokojë financimin nga fondet e BE-së pas rënies së madhe të forintës hungareze.

Brukseli gjithashtu këmbëngul se disa pagesa do të ndalen për shkak të ligjit hungarez që diskriminon njerëzit bazuar në orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor. Këshilli i BE-së miratoi javën e kaluar kërkesën e Hungarisë për pretendimet e rimëkëmbjes nga pandemia, një vit e gjysmë pasi Budapesti paraqiti kërkesën. Por pagesat sipas skemës nuk do të bëhen derisa të zbatohen reformat kryesore të shtetit të së drejtës, duke përfshirë ndryshimet për të garantuar pavarësinë e gjyqësorit.

Nga ana tjetër, qeveria e Orbanit po përpiqet ta paraqesë si fitore nënshkrimin e marrëveshjes së financimit.

Pasi përjetoi fiasko me kufijtë e çmimeve të derivateve të naftës, që shkaktoi mungesa në treg, autokrati hungarez Viktor Orban vazhdon me lëvizjet radikale të politikës fiskale. Edhe pse bën përpjekje në maksimum që të duken si një shpërndarje e drejtë e barrës së krizës, ato në thelb janë panik dhe populizëm.

Tashmë Hungaria vendos një taksë mbi fitimet shtesë të kompanive farmaceutike. Kjo ka zgjeruar listën e taksave të veçanta që duhet të paguajnë kompanitë më të mëdha në Hungari. Edhe pse në thelb nuk bëhet fjalë për taksimin e fitimeve shtesë, apo edhe për taksimin e fitimeve ditore, elita politike hungareze këmbëngul në retorikën sipas së cilës merren ata që fituan diçka lehtë për shkak të një kombinimi rrethanash. Kështu, në të ardhmen, farmacistët në Hungari do të paguajnë 8 për qind mbi shitjet neto mbi 150 miliardë forintë ose 398 milionë dollarë.

Falë dekretit që firmosi Viktor Orban vetëm Gedeon Richter do të paguajë 108 miliardë forintë në një taksë të re speciale në vitin 2023. Qeveria e Orbanit po përballet, ndër të tjera, me një krizë të financave publike sepse Bashkimi Evropian ndaloi një pjesë të konsiderueshme të financimit për Hungarinë për shkak të mungesës së reformave.

Sipas dekretit të ri kompanitë me të ardhura më të ulëta do të paguajnë një taksë të veçantë për ‘fitimet shtesë’ me norma më tëulëta: ato me të ardhura deri në 50 miliardë forintë do të kenë një normë prej 1% dhe ato midis 50 dhe 150 miliardë një normë prej 3 % . E thënë ndryshe kompanitë do të duhet të paguajnë taksa të veçanta për ‘fitimet ekstra’ në Hungari si për vitin 2022 ashtu edhe për vitin 2023.

Pavarësisht kundërshtimeve në disa vende të tjera, vërehet një tendencë për të kopjuar masat ekonomike karakteristike të populizmit autokratik të Viktor Orbanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Bashkimi i tre bankave po vjen në jetë

“Financial Times”: Superbanka e Viktor Orban


"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?