MENU
klinika

Fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën

Kurti viziton policin që u plagos në Veri

09.12.2022 - 18:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak minuta më parë ka vizituar në spital efektivin e policisë së Kosovës i cili u plagos mbrëmë në veri.

Në një postim në rrjetet sociale Kurti tha se Ekrem Neziri është operuar pas plagëve të marra dhe fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Qeverisë tha se me zyrtarë si Ekrem Neziri mbahet shteti i Kosovës dhe nuk ngurroi të paralajmëronte se kriminelët do të ndiqen dhe dënohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi