MENU
klinika

Ja emrat që përfliten

Kush është aktorja e njohur që pritet të futet në “BB Albania”?

17.12.2022 - 09:17

Prej disa ditësh tashmë po qarkullon një tjetër emër, që pritet t’i bashkohet aventurës 100-ditore të “Big Brother VIP Albania 2”.

Këtë herë bëhet fjalë për një aktore, raporton “Kryefjala.com”, e konkretisht për Eva Alikon, e cila ka pranuar ftesën e produksionit për t’iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kush është aktorja e njohur që pritet të futet në

Eva Aliko

Në fakt thuhet se ky emër është përfolur që vitin e shkuar, por me sa duket këtë vit aktorja e ka ndarë mendjen, por gjithsesi pritet konfirmimi i saj.

Ndërkohë disa emra të tjerë që janë përfolur deri tani, për t’u bërë pjesë e “BBV” janë: Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli, Kejsi Medini, Gent Hazizi dhe Lei Kraja e cila e konfirmoi vetë.

Kujtojmë se gjatë një interviste pak javë më parë moderatorja Arbana Osmani, u shpreh se këtë vit kasti i pjesëmarrësve është përzgjedhur me kujdes. Por kur do të nisë edicioni i dytë i “BBVA”?

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse i pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prapaskenat e konfliktit mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës

“Big Brother VIP” molla e sherrit që i ktheu në armike

Moderatore e “Big Brother Vip”

Arbana Osmani i jep një mesazh Jonida Vokshit