MENU
klinika

Nis sonte!

Kush janë konkurrentët që pritet të futen në “Big Brother”?

24.12.2022 - 12:24

Sot nis edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania, programi i cili vitin e shkuar mbajti të lidhur pas ekranit shqiptarët dhe që bëri një bujë të madhe.

Prej kohësh janë përfolur edhe se cilët emra do të jenë pjesë e kësaj aventure dhe kurioziteti për ta është i madh.

Lidhur me drejtimin e programit tashmë është e konfirmuar që do të jetë Arbana Osmani. Sakaq regjisori Eduart Grishaj është shprehur se këtë vit do të jenë 14 konkurentë pjesëmarrës dhe kjo aventurë do të zgjasë më shumë se 100 ditë.

Por cilët janë disa nga emrat që pritet të hyjnë sonte në shtëpinë e Big Brother VIP:

1.Tea Trifoni

Ajo u bë e njohur gjatë edicionit të dytë të “Përputhen”, ku mori një vëmendje tejet të madhe, kur në program u zbulua se teksa ajo dilte në takime me Andi Shehun, jashtë programit kishte një lidhje me konkurentin Beart Rexhepi. Ngjarja aso kohe bëri një bujë të jashtëzakonshme, duke i dhënë një famë mjaft të shpejtë Teas. Ajo pritet që sonte t’i bashkohet aventurës së Big Brother.

2. Amos Zaharia

Është aktor i njohur. Edhe pse nuk është lakuar shpesh për jetën private në mediat rozë, ai gjithmonë është dalluar për karakterin e tij dhe rolet e tij në skenë.

3.Kejvina Kthjella

Karriera e saj televizive nisi kur ajo ishte velinë në emisionin “Xing me Ermalin”. Që me daljen e saj të parë, ajo bëri bujë të madhe për shkak të paraqitjes së saj fizike dhe hireve të saj trupore. Modelja gjithmonë di si të qëndrojë në qendër të vëmendjes dhe hyrja e saj në Big Brother është lakuar prej kohësh.

4.Olta Gixhari

Një nga personazhet që i ka munguar paksa skenës kohët e fundit, si dhe nuk ka qenë shumë aktive me daljet televizive, por që padyshim Olta mbetet një nga personazhet më çapkënë dhe gjithmonë e preferuar nga publiku. Aktorja pritet që sonte ti bashkohet kësaj aventure, për t’a sprovuar veten në këtë sfidë.

5.Krist Aliaj Dragot.

Njihet si djali i Robert Aliaj Dragot, një nga personazhet më special të skenës. Por gjithashtu Kristi ka qenë edhe pjesë e një programi dashurie “Love Story”, ku u bë edhe më i njohur për publikun.

6.Albi Nako

Emri i koreografit të njohur është lakuar prej muajsh se do të jetë pjesëmarrës në këtë edicion të dytë të Big Brother. Shumë e kanë parë atë si një Ilir të dytë të BBV2, por gjithsesi nga vetë ai nuk ka pasur asnjë reagim apo koment.

7.Kiara Tito
Moderatorja e njohur pritet t’i bashkohet kësaj aventure. Ajo është një nga personazhet më të komentuar në showbiz, ku nuk i ka shpëtuar bujës edhe për jetën private.

Gjithsesi sonte do të zbulohen edhe konkurentët e tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatore e “Big Brother Vip”

Arbana Osmani i jep një mesazh Jonida Vokshit