MENU
klinika

Olti e thotë shkoqur

Ky është personazhi më i krisur në showbiz-in shqiptar

13.12.2022 - 11:21

Olti Curri është prononcuar 60 sekonda për “Prive”. Edhe një minutë ka mjaftuar që opinionisti të thotë mendimin e tij shumë shkoqur për disa personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.

I pyetur se kush është personi më i krisur ndër personazhet e njohur, Olti tha ermin e Cllevios.

“Vjen nga TikTok-u dhe është Cllevio,”-u shpreh fjalë për fjalë Olti.

Kujtojmë që këtë sezon televiziv, Curri është rikthyer si opinionist në “Big Brother Vip Kosova.”

Në një deklaratë para disa kohësh Olti Curri tregoi se ka marrë ftesë nga produksioni i BBV në Shqipëri jo vetëm për të qenë banor, por edhe për rolin e opinionistit. Gjatë intervistës ai ka dhënë edhe arsyet që e çuan atë të refuzojë ftesën nga produksioni.

‘’ Nuk kisha kohë fizike, unë punoj shumë, paguhem shumë mirë kështu që është një humbje e madhe. Do të humbja unë, do fitonte formati, nuk bëhet në këtë mënyrë, duhet të jetë win-win, që të fitojnë të dyja palët’. Patëm një bisedë, por ngeci. Kam përshtypjen se ka qënë ana ekonomike, asnjëherë nuk u mor një përgjigje e saktë, por është një e shkuar e harruar. Nuk kam patur asnjë lloj raporti dhe nuk kam miqësi me Top Channel. Unë kam raporte pune. Është si të thuash kirurgut a ke miqësi me pacientin që ke hapur barkun. Atë më duan për punë, unë i dua për punë. Kështu që është një marrdhënie e tillë me televizionin’’, u shpreh gazetari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Big Brother Vip” në Shqipëri apo Kosovë?

Ja ku do ta shohim si opinionist Olti Currin