MENU
klinika

“Falenderoj Ramën”

Macron nga Tirana: Kemi projekte konkrete për të diskutuar

06.12.2022 - 13:06

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

27 liderë evropianë pritet të mbërrijnë në kryeqytet për të marrë pjesë në Samit.

Lideri francez tha për mediet se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe se kanë projekte konkrete për të diskutuar.

Macron: Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Falenderoj Ramën për këtë samit në një moment shumë të rëndësishëm për ne. Kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe integrimin e kësaj pjese në BE. Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen përmes frikës. Roli i ministrave është që të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë. Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit për skenarë absurde. Ndaluni ju lutem, jemi një vend i madh. Skenari i frikës nuk është për mua. Në një vend kaq me diell, duhet të jeni krenar që prisni BE

Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Askush nga Serbia nuk do shkojë në Tiranë!"

Aleksandër Vuçiç bojkoton Samitin e BE