MENU
klinika

Primaret e Berishës

Mbyllen votimet, nis numërimi në Fier, Mirditë dhe Dibër

11.12.2022 - 20:16

Procesi i votimit për primaret e Berisës ka përfunduar në Fier dhe Dibër ku ka nisur procesi i numërimit.

Dy kandidatët garues për Bashkinë Fier, Artur Mahmutaj dhe Evdar Kodheli dolën ne balotazh në zgjedhjet e 4 Dhjetorit, teksa gjate ditës së sotme në prononcimet mediatike janë shprehur se do të pranojnë rezultatin.

Ndërsa në Dibër kanë votuar 1140 nga 1600 anëtarë për Besnik Alkun dhe Ismail Ukën. Procesi i votimit është mbyllur edhe në Mat. Kanë votuar 676 anëtarë dhe simpatizantë të PD. Në garë janë Bukurosh Ballabani dhe Skënder Gjuci.

Në bashkinë Mirditë votuan 880 persona nga 1800 anëtarë përfshirë edhe simpatizantë që kishin te drejte vote. Në garë janë Albert Melyshi dhe Aleksander Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet deputeti: Unë e them troç se…

A do të nxjerrë Alibeaj kandidatë për në zgjedhjet e 14 majit?

Përdorimi i simboleve, emrit, logos dhe vulës së PD

A e shkeli ligjin Sali Berisha në primaret e tij?