MENU
klinika

Shifrat alarmante

Me gomone drejt Anglisë/ BBC: Zhduken dhjetëra emigrantë të mitur shqiptarë

04.12.2022 - 10:25

Emigrimi i paligjshëm është një nga problemet kryesore me të cilat po përballet sot Britania.

Një nga shtetet me fluksin më të madh të emigrantëve, janë nga Shqipëria.

BBC ka raportuar se sipas një studimi, pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria janë zhdukur.

Autoriteti vendor ka marrë deri më 31 tetor 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur.

Sipas statistikave të qeverisë britanike, 44,122 njerëz kanë hyrë në territorin britanik me gomone që nga fillimi i këtij viti, krahasuar me 28,461 që mbërritën në 2021.

Kjo krijoi edhe një situatë mbipopullim në qendrën e përpunimit Manston në Kent, e cila strehonte më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, rreth 4000 njerëz më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A po i hap rrugë Edi Rama, skemës së pastrimit të parave?

‘Shqipëria, një vend i varfër që ofron pasaporta të arta’

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani: Shqiptarët mbahen si skllevër

“Emigrantët që vijnë me gomone punojnë në ndërtim ose…”

Nxjerrin emrat e 2 vëllezërve shkodranë si ‘kriminelë’

“Daily Mail” i kthehet historisë së një të mituri shqiptar!