Autoritetet britanike kanë bërë me dije se kanë arrestuar 4 shqiptarë në një shtëpi bari për kultivim kanabisi.
Shtetasit shqiptarë të identifikuar si Runi Firaku, Drilon Sulaj, Andi dhe Ermir Zyberaj u arrestuan gjatë një aksioni policor në Kent, në muajin gusht të këtij viti.
Runi Firaku, 43 vjeç, kishte vetëm 5 ditë brenda banesës, pasi kishte mbërritur ilegalisht në Britani më 5 gusht, raportojnë mediat e huaja.
Ata u gjetën teksa kultivonin 347 bimë kanabisi, që nëse do të hidheshin të treg, do të kapnin vlerën e 260 mijë paund. Prokurori Timothy Devlin tha në sallën e gjyqit për njërin nga të arrestuarit:
“Kur u pyet nga policia nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre bimëve, ai tha ‘burgu është më mirë se Shqipëria’”. Ata mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni.
Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’i shlyer borxhin trafikantëve.
Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg. Avokati i Sulajt, 32 vjeç, Kerry Waite, tha se ishte ‘vënë nën presion’ për të shlyer borxhin e tij prej 20 mijë paund ndaj kontrabandës së njerëzve që kishte organizuar hyrjen e tij të paligjshme në Britani në mars të këtij viti.
Ndërsa, Andi Zyberaj, 35 vjeç, dhe Ermir Zyberaj, 32 vjeç, të cilët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ishin kontrabanduar gjithashtu në Britani, ku njëri kishte hipur në pjesën e pasme të një furgoni, ndërsa tjetri me kamion dhe jetonin në Luton.
Gjykata u tha se Ermir Zyberaj po shlyente një borxh prej 50 mijë eurosh, por nuk u tha nëse kjo ka të bëjë edhe me kontrabandën e njerëzve.