MENU
klinika

Zhgënjen Harry Kane

Më të mirët dhe më të dobëtit e çerekfinaleve

11.12.2022 - 19:27

Portali Goal.com ka publikuar një vlerësim të futbollistëve më të mirë të Botërorit 2022 që po zhvillohet në Katar. Sipas gazetarëve, kryesuesi i kësaj liste është sulmuesi i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi.

Sulmuesi 35-vjeçar ka katër gola dhe dy asistime në pesë ndeshje. Vendet e dyta dhe të treta janë zënë nga lojtarët e kombëtares franceze Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Në top 10 ishin edhe: Dominik Livakovic (Kroaci), Ashraf Hakimi (Marok), Bruno Fernandes (Portugali), Sofian Amrabat (Marok), Richarlison (Brazil), Cody Gakpo (Holandë), Jude Bellingham (Angli).

Surprizat nuk kanë munguar në këtë Botëror, nga eliminimi i Brazilit dhe Portugalisë, te penalltia e gabuar nga Harry Kane kundër Francës. Është zbuluar formacioni që ka zhgënjyer në fazën e çerekfinaleve të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar.

Në këtë formacion bëjnë pjesë pesë lojtarë të Portugalisë dhe katër të Brazilit me përjashtimet e Harry Kane dhe Lisandro Martinez, i vetmi përfaqësues i një prej kombëtareve të kualifikuara në gjysmëfinale:

Formacioni i dështimeve 4-2-3-1: Diogo Costa (Portugali) 4.5, Dalot (Portugali) 5, Lisandro Martinez (Argjentina) 4.5, Ruben Dias (Portugali) 5, Danilo (Brazil) 4.5, Ruben Neves (Portugali) 5, Otavio (Portugali) 5, Rodrygo (Brazil) 5, Richarlison (Brazil) 5, Vinicius (Brazil) 5, Kane (Angli) 5.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”