MENU
klinika

Kaos pas festimeve

Kualifikohen Maroku dhe Franca, arrestohen 74 vetë në Paris

11.12.2022 - 14:33

Maroku dhe Franca fituan ndaj Portugalisë dhe Anglisë, dhe tani do të ndeshen mes tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Botës Katar 2022 (14 dhjetor, 20:00). Parisi u përfshi nga festime të mëdha të vendasve, por edhe tifozëve maroken, pasi në kryeqytetin francez jetojnë shumë të tillë.

Festa e çmendur nuk shkoi pa probleme dhe trazira, ndërkohë që pati shumë të arrestuar. Të paktën 74 persona u prangosën pas incidenteve në Champs-Elysees.

Përplasja nuk mungoi mes tifozëve dhe policisë franceze, që përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse, ndërkohë që tensioni po rritet në kryeqytetin francez.

Të mërkurën zhvillohet gjysmëfinalja mes këtyre dy Kombëtareve, që pritet të marrë trajtën e një derbi në Paris, ndërkohë që forcat policore po bëjnë të pamundurën që të mos ketë sherr mes tifozerive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin