MENU
klinika

"Ultimatumi u dorëzua mbrëmë"

Mediat serbe: Amerika i ka lënë 24 orë kohë Vuçiç të heqë barrikadat

26.12.2022 - 11:46

Ambasadorët e shteteve të Kuintit i kanë dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që serbët në veri të Kosovës t’i heqin barrikadat brenda 24 orëve. Kështu raportojnë mediat serbe, duke theksuar se ultimatumi ka mbërritur dje në mbrëmje në zyrën e Vuçiç.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët janë dhe pesë vendet e Kuintit, kanë kërkuar që barrikadat të hiqen, në të kundër siç raporton serbja “Informer”, do i jepet të drejtë Qeverisë së Kosovës që të marrë masa.

“Ky është informacion jozyrtar, i verifikuar nga disa burime, pikërisht sot në mbrëmje, rreth gjysmë ore më parë, ambasadorët e Quinta-s i kanë dërguar ultimatum të hapur Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që brenda 24 orëve të largohen barrikadat, në të kundërtën Kurti nuk e pengon më zbatimin e ligjit. Pra do ta lënë Kurtin të sulmojë serbët”, ka thënë kryeredaktori Dragan J. Vuçiqeviq.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme janë dëgjuar të shtëna armësh në Zubin Potok rreth orës 19:45, pasi forcat speciale të Kosovës kanë tentuar të heqin barrikadën në një rrugë alternative.

Duke se pas ultimatumit të pesë shteteve të Kuintit, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një takim me kryeministren Ana Brnabiç dhe lidershipin ushtarak. Në përfundim të tij, gjenerali Milan Mojsiloviq ka shkuar me urgjencë në Rashkë.

“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, është shprehur Mosjiloviq, shkruan Danas.