MENU
klinika

Selenica e braktisur

Minatorët u harruan, mbeti qytet për të moshuar

07.12.2022 - 14:39

E njohur prej bitumit, Selenica nga qytet minatorësh sot është kthyer në një vend për të moshuar.

Busti i minatorit në këtë kryqëzim rruge në hyrje të qytetit tregon të shkuarën, ndërsa rrugët, shkollat e bizneset e braktisura, të tashmen.

“Emigrimet kanë filluar që prej viteve 90 e në vijim dhe sidomos 3/4 vitet e fundit ikjet kanë qenë massive”, tha banori.

Selenica dikur një qytet me gati 12 mijë banorë sot nuk ka më shumë se dymijë. Pasuria natyrore nuk mjaftoi për t’ mbajtur njerëzit në qytet. Një kompani franceze shfrytëzon me koncension bitumin e nëntokës, i cili njësoj si njerëzit ikën jashtë vendit.

“Këtu nuk jetohet më, pasi nuk ka asnjë të ardhur dhe papunësia është e madhe, dhe sot kërkojnë të gjithë të ikin në emigrim”, u shpreh banori.

“Këto tre vitet e fundit banorët janë larguar masivisht, një fëmijë është sic e shikon. dikur pallati ishte me shumë fëmijë , tani vetëm mbesa ime është në pallat, dhe nuk martohen të rinjtë sepse nuk ka të ardhme”, deklaroi banori.

Në ato pak lokale që janë hapur sheh vetëm të moshuar që bisedojnë me njëri tjetrin duke konsumuar nga një gotë raki, si për të harruar se jetojnë në një qytet pa jetë.