MENU
klinika

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë

Tensionet në Veri/ “Kërkesa e Serbisë e papranueshme”

12.12.2022 - 19:43

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha të dielën se kërkesa e Serbisë për dërgimin e ushtrisë në Kosovës është e papranueshme pasi supozohet se shton tensionet rreth Kosovës. Përmes një postimi në twitter, ministrja e jashtme ka ndarë mendimin e saj, tashme të publikuar zyrtarisht, se është kundër zgjedhjes që dëshiron të bëjë Serbia duke vendosur forcat serbe në veri të Kosovës, duke i dhënë Kosovës, mbështetjen e saj.

“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Kërkesa e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. “E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

E gjitha nisi kur Policia e Kosovës ka ndaluar Dejan Pantic, një ish-polic serb, në pikën e kalimit në Jarinje në kufirin administrativ ndërmjet Kosovës dhe Metohisë dhe Serbisë qendrore. Si kundërpërgjigje, popullata serbe ngriti barrikada në një autostradë në disa vendbanime afër postbllokut dhe dolën në rrugë në shenjë proteste për të mos lejuar që Pantiç të çohej në Prishtinë.

Më 10 dhjetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori vendim për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme duke i caktuar në prill, në zonat veriore të Kosovës dhe Metohisë me popullsi serbe. Në të njëjtën ditë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një fjalim drejtuar Beogradit se do t’i kërkojë KFOR-it të vendosë ushtrinë serbe në Kosovë dhe Metohi duke iu referuar rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Situta vazhdon të jetë e tensionuar ende në veri të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruan media e njohur bavareze?

“Faktor jostabiliteti është Serbia, Merkel gaboi”

Skenari në 52 vitet e fundit në Gjermani

A do të konfirmohet edhe në këto zgjedhje?