MENU
klinika

Spahia: Fokus infrastruktura dhe turizmi!

Miratohet buxheti i bashkisë Shkodër

28.12.2022 - 13:56

Me 26 vota pro dhe vetëm një kundër të Lush Markut, Këshilli Bashkiak i Shkodrës që përbëhet nga socialistë dhe social-demokratë miratoi buxhetin e vitit 2023 dhe planin buxhetor afatmesëm 2023-2025. Infrastruktura rrugore dhe turizmi do të marrim pjesën më të madhe të fondeve vendore, tha kryebashkiaku Spahia.

“Infrastruktura do pësojë transformim. Çdo investim do të nisë e mbyllet brenda një viti buxhetor, nuk do ketë më zvarritje të punimeve. Shkodra nuk mund të kuptohet pa turizmin, ndaj investimet do të shkojnë paralel me shërbimet në pikat turistike në luginën e Kirit, Theth, Velipojë, etc.”.

Njësoj si paraardhësja Voltana Ademi, kryebashkiaku i djathtë Bardh Spahia kritikoi qeverinë e majtë, duke theksuar se në 7 vite ka miratuar vetëm 4 projekte, nga 42 aplikime që ka bërë institucioni i bashkisë.

“Shkodra ka marrë nga qeveria qendrore 7 here me pak fonde se sa Korça dhe Elbasani, 10 herë më pak se Durrësi dhe 5 herë më pak se Vlora dhe e gjitha kjo nuk mund t’i atribuohet mungesës së kapaciteteve por një qasjeje diskriminuese për një territor të tërë.

Rikonstruksioni i rrugës Tiranë – Shkodër si aksi kryesor që do të kishte një impakt themelor në përmirësimin e aksesit duke i dhënë zhvillim të qenësishëm të gjithë rajonit, ka vite që kërkohet për t’u realizuar.  Shkodra me 3 lumenj që e rrethojnë vijon të ketë urat ndërlidhëse të viteve 90 apo më të vjetra. Këto ura janë lidhja kryesore e qytetit në hyrje dhe dalje dhe investimet për rikualifikimin e tyre janë investime që duhet të merren përsipër nga Qeveria”.

Buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2023 kap vlerën e 3.2 miliardë lekëve, nga të cilat 876 milion do të sigurohen nga të ardhurat vendore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mes emrave të propozuar dhe Jozefina Topalli

Demokratët e Shkodrës mbyllin përzgjedhjen e kandidatëve