31.12.2022 - 16:06
Moderatori Ronaldo Sharka është përlotur gjatë një bisede me Efin, ku po fliste për prindërit e tij. Ai tregoi se gjërat që mund të thuhen brenda shtëpisë për të, mund të ndikojnë te familja e tij dhe Ronaldo kërkon ta parandalojë.
“Nuk dua t’i mërzis. Prandaj nuk e zgjata mbrëmë bisedën me Luizin se mund t’i isha kthyer. Aty e kam të gjithën. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë që as t’i mërzis, as t’i fëlliq ato”, tha Ronaldo.
Sharka është një nga konkurrentët më aktivë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Të martën doli nga rulota bashkë me Zhaklinën, për t’u bashkuar më pas me pjesën tjetër të banorëve. Si shumë të tjerë, pika e dobët duket të ketë familjen.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“S’kam qenë kurrë në vend të dytë”
Gazetari Ronaldo Sharka braktis “Ora News”, ç’ndodhi?
“Po na kopjojnë emisionin”
Gazetari i njohur akuzon publikisht Orin dhe Florin!
“E ke nga mosha”
Moderatorja i harron emrin, gazetari e ironizon
Vdekja e Mbretëreshës