MENU
klinika

Incidenti ndaj Berishës

Nazarko: Gjasa për një skenar të shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore ndaj Shqipërisë

09.12.2022 - 16:26

Analisti i njohur Mentor Nazarko është shprehur në studion e ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri se ‘e kam më të lehtë të besoj se ky që është një inskenim i shërbimeve sekrete që janë armiqësore ndaj Shqipërisë, mënyra sesi po zhvillohej samiti, rëndësia madhështore e tij, saqë duket logjike, që vendet armiqësore me Shqipërinë, nuk po ngutem të jap një emër të tillë, sepse nuk kam prova’.

Për Nazarkon, Rama nuk ishte i interesuar që të krijonte një incident për opozitën apo Berishën në veçanti. Sipas analistit të njohur politike Mentor Nazarko ishte më shumë në interesin e një shërbimi sekret i një vendi armiqësor me Shqipërinë.

‘Më kujton një incident të ngjashëm në fillim të vitit 1991 i ndodhur në të njëjtin vend. Ku protestuesit e PD mësuan një legjendë që Ramiz Alia, i cili shihej pozitivisht në atë kohë, ishte arrestuar nga Nexhmija Hoxha. Neritan Ceka i qetësoi demonstruesit. Ajo pjesë e bulevardit në një moment tjetër të historisë është vendi ku u ndalua një skenar i tillë’, tha Mentor Nazarko.

Nazarko theksoi që përtej solidaritetit njerëzor me atë që ndodhi me Z.Berisha, tani jemi në fushën e politikës, dhe Berisha është mbrojtësi i asaj teorie që në politikë është e justifikuar gjithçka. Ai është i interesuar që kjo çështje të mbetet në politikë për një kohë të gjatë. I ngjan tablosë sinoptike të Enver Hoxhës që duhej të justifikonte vetë-vrasjen e Mehmet Shehut. Berisha gjithashtu që vjen nga ajo kulturë politike, ofroi një tablo sinoptike për atë që ka ndodhur. ‘Një citim i Mark Twain, thotë që në një mal të madh me gënjeshtra, gjendet një fije të vërtetë. Nuk e di se ku gjendet fija e së vërtetës. Mua nuk më rezulton bindëse’, tha Nazarko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gerti Shehu dyshohet se shërbente si agjent i Policisë Kriminale

Kush është i riu nga Tepelena që dhunoi Sali Berishën!

"Raportin mjeksor e kam lëshuar unë, ka sjellje agresive"

Goditi me grusht në fytyrë Berishën, flet doktori i Gert Shehut


Ankohen përdoruesit e aplikacioneve

Facebook, Instagram dhe WhatsApp shfaqin probleme

Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit!

Çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

“Duhet të koordinohen të gjitha institucionet”

Rama: Kuvendi, institucioni kyç për integrimin në BE

"Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi"

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur!

Nga ‘takimi’ me alienët deri te lufta shkatërruese!

Baba Vanga bën parashikimin ‘e frikshmëm’ për 2025-n