MENU
klinika

Banesa të përmbytura në Obot

Nis tërheqja e ujit në NënShkodër

18.12.2022 - 13:12

Uji ka nisur të tërhiqet në NënShkodër këtë të diel.

2920 hektarë tokë e përmbytur është aktualisht në bashkinë Shkodër, pasi ka rënie prej 100 hektarë në krahasim me një ditë më parë.

155 banesa janë me prezencë uji në oborr dhe stalla, nga të cilat dy me prezencë uji brenda në banesë në fshatin Obot.

Njësia Administrative Ana Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1250 hektarë.

Në rrugën e Obotit mund të kalohet vetëm me mjete ushtarake, pasi niveli i ujit është 1 m. Në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezencë të lartë uji në oborre. Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.

Rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, pasi uji arrin në lartësinë 1 m , edhe pse ka rënie me rreth 60 cm.

Në Dajç sipërfaqja e tokës së përmbytur është 800 hektarë, ndërsa banesë me prezencë uji janë 20.

Në Bërdicë janë 450 hektarë tokë e përmbytur, kurse në Velipojë 400 hektarë. Në afërsi të fshatit Hot i Ri ka gërryerje të Lumit Kir.

Kuota në Drin është 6.30 m, pasi në 24 orët e fundit ka rënie me 65 cm, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.

Kuota Liqen është 8.80, pasi në 24 orët e fundit ka rënie me 8 cm, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.

Sipas njoftimit, strukturat e EC të Bashkisë Shkodër janë prezente në terren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


100 banesa me prezencë uji në oborre

Situata në Shkodër dhe Lezhë pas përmbytjeve