MENU
klinika

Mund të shfrytëzohet?

Një minierë e energjisë së pashtershme nën sipërfaqen e Tokës

09.12.2022 - 11:02

Nën sipërfaqen e Tokës ekziston një minierë energjie e pashtershme. Për të shfrytëzuar këtë burim, një shoqëri amerikanë po punon për hapjen e një pusi prej dhjetëra kilometrash, dhe për këtë i është akorduar një fond prej 52 milion dollarësh për krijimin e stacionit të parë shpues. Gjithashtu bashkëpunimi për metodën e shpimit të kores dhe shkëmbinjve nëntokësorë, që është edhe procesi më sfidues, do përdoret një teknikë që studiohet prej 15 vitesh nga MIT.

Shpimi më i thellë që është arritur të realizohet deri më sot 13 km në thellësi të tokës në vitet 70 në Kola, një rajon i ish-Bashkimit Sovjetik, por vështirësitë qenë të mëdha, dhe që atëherë nuk u tentua më një sipërmarrje e tille.

Kreu i start up amerikan shpjegon se përmbajtja energjetike e nxehtësisë së magazinuar në thellësitë e tokës, tejkalon kërkesën vjetore për energji për gjithë planetin.

Teknika e shpimit ka kaluar provat laboratorike duke rezultuar e suksesshme, dhe po punohet për platformën e projektuar, e cila gjeneron vale milimetrike me fuqi mjaft të lartë. Këto valë bashkë me gaz me presion të lartë do të injektohen nëpërmjet një tubi deri në fund të pusit, proces që do të avullojë strukturat shkëmbore. Pas realizimit të puseve, do të mjaftojë të injektohet ujë për ta pasur në sipërfaqe në formë avulli, proces i cili do të bënte turbinat të funksionin si në të gjitha centralet elektrike.