Ndonëse me çështjet e zemrës nuk i ka punët mirë, në anën profesionale sukseset nuk kanë të sosur për Loredana Zefin.
Reperja e njohur ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj nëse do e konsideronim të tillë, pasi është shpallur artistja më e klikuar në rrjetin social “TikTok” në Zvicër për këtë vit.
Jo vetëm kaq! Po në këtë rrjet social ajo është renditur e 7-ta në Gjermani si artistja më e klikuar nga fansat. Statistikat i ka bërë me dije vetë Loredana me anë të disa story-ve në Instagram.
Kjo vjen pasi ajo fitoi çmimin “Best Swiss Act” në “MTV EMA”. Reperja asokohe ndau në Instagramin e saj disa momente nga pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Krahas kolazhit me foto e video, Loredana shkroi edhe një mesazh të gjatë në gjuhën gjermane, ku nuk harroi të falenderonte edhe të gjithë mbështetësit e saj.
View this post on Instagram
“Nuk harrova të them faleminderit.. Nuk e di nëse më lejohet të jem kaq e “keqe” dhe të them se kam lindur për këtë? Por më duket sikur… si duhet të them faleminderit? Faleminderit? Nuk mjafton kjo…pse dreqin e meritova në fakt gjithë këtë? Jam konfuze.. Faleminderit njerëz që besoni në mua.. ju dua.. mendoj se i dua te gjithë në këtë botë. Sa keq që nuk jam e mirë me fjalë. Do të doja të kishit mundësinë që të dëgjonit zemrën time. Ju dua të gjithëve!”