MENU
klinika

32-vjetori i themelimit i gjeti të ndarë

Pas festës së Alibeajt Berisha mbledh demokratët e tij, i pranishëm edhe Ilir Meta

11.12.2022 - 20:00

Ky 32-vjetor i themelimit të Partisë Demokratike gjeti demokratët të ndarë në dy grupe, atë të Sali Berishës dhe atë të Enkelejd Alibeajt.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj, mblodhi demokratët paradite për të festuar, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi që të mbledhë grupin e tij pasditen e sotme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili sërish është shfaqur me syze, pas goditjes me grusht nga Gert Shehu më 6 dhjetor, shihet teksa është në shoqërinë e Belind Këlliçit, Luçiano Boçit, Bardh Spahias e shumë demokratë të tjerë.

Gjithashtu i pranishëm në këtë organizim është edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rithemelimi” takim me Bardhin dhe Alibeajn

“E jona, s’ka!”/ Berisha mbërrin në selinë e PD

Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i Grupit Parlamentar të PD

“Thirrje deputetëve të pezulluar të ofrojnë mekanizmin e tërheqjes së Berishës!”