MENU
klinika

Ja çfarë dihet deri më tani

Përplaset eskorta e Albin Kurtit, ja si është gjendja e kryeministrit

11.12.2022 - 22:56

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është aksidentuar.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur rrugës për në Gjilan. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për mediat kosovare edhe zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka bërë me dije se në automjetin i cili është aksidentuar nuk ndodhej kryeministri Kurti.

Sipas tij fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të lënduar.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.