Megi Pojani personazhi i shumë komentuar në rrjetet sociale dhe jo vetëm, mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”.
Përveç eksperiencës së saj aktuale në “Dancing With The Stars” në këtë intervistë aktorja ka folur si rrallëherë për babain e saj. Ajo është ndalur gjatë tek i ati, me një përshkrim që na bëri edhe në ta njohim pak më shumë.
Ndër të tjera Megi tregoi se ai ka bërë dhe burg dhe në rininë e tij ka qenë një djalë shumë rebel. Këtë cilësi e kuptuam nga e paska trashëguar Megi.
“Babai im kur ka qenë në kohën e komunizmit ka bërë edhe burg ordiner. Sepse dilte me pantallona cowboy dhe donte të mbante flokët e gjata. Babi im ka qenë një djalë shumë rebel. Fatkeqësia më e madhe ishte që të dënohej në periudhën më të bukur të jetës së tij dhe të mos jetonte shumë gjëra.”
Po gjatë kësaj interviste Megi u ndal edhe tek skena e puthjes me Lori Balën. E pyetur nga moderatoret se si reaguan prindërit e saj kur e panë atë fragment ajo u shpreh:
“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi…
Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha.”