MENU
klinika

"Kosova, jo dronë Bajraktar!"

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ‘kërcënon’ Erdoganin

21.12.2022 - 14:06

Presidenti serb Aleksandar Vucic ka reaguar pas lajmeve se edhe Kosova mund të blejë dronët më të famshëm të ushtrisë turke, Bayraktar, duke përcjellë një lloj paralajmërimi të fshehtë pët Turqinë.

“Ky nuk është as lajm i lehtë dhe as i mirë për ne dhe kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin Erdogan”, tha Vuçic për mediat serbe. Ai shtoi sidoqoftë se shpreson që së shpejti “serbët do të mund të mburren me një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë dhe avionësh të tjerë”.

Dronët Bayraktar të llojit TB2, përdoren nga ushtritë e disa shteteve dhe së fundi janë dërguar edhe në Ukrainë për të ndihmuar forcat ukrainase që të luftojnë kundër pushtimit rus. Interesin e Kosovës për të blerë dronë të tillë nga Ankaraja e pohoi hapur ministri i të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka nga komuniteti turk. Blerja e armëve të tilla është në agjendën e qeverise, por ato do të përdoren vetëm për mbrojtjen e vendit, është shprehur ai për agjencinë shtetërore turke të lajmeve Anadolu”.

“Sigurisht që çështja e dronëve me armë është edhe në agjendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita, shembull, presidentja jonë Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e kanë vizituar fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar. Natyrisht që ky është një proces afatgjatë dhe çdo shtet dëshiron të ketë dronët në shtëpinë e vet, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak”, citohet të ketë thënë ministri, pavarësisht se dikasteri që ai drejton në qeverinë e Kosovës nuk lidhet me çështjet ushtarake apo blerjen e armëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës FSK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do të përdoren vetëm për mbrojtjen e vendit”

Pas Shqipërisë, edhe Kosova e interesuar për dronët Bayraktar