MENU
klinika

Nisen nga Fieri, Patosi e Mallakastra

Protesta e opozitës/ Demokratët të organizuar

06.12.2022 - 11:16

PD dega Fier është organizuar për protestën qe zhvillohet ne Tirane. Sipas kryetarit Rrapi Gjika janë nisur rreth 1000 persona me makina private qe ne oret e para te mëngjesit ne mënyre qe te shmangin trafikun, vonesat si dhe problematikat e ndryshme qe mund te ndodhin gjate rruges.

Mesohet se protestuesit jane nisur heret ne mengjes, ndersa ka pasur prej tyre qe kane shkuar drejt kryeqytetit nje nate me pare.

Ndërkohe burime prane PD dega Patos bejne me dije se jane nisen qe ne oret e para te mengjesit rreth 50 persona me makina private. Edhe nga Mallakastra e Roskoveci jane nisur rreth 200 persona qe do te behen pjese e protestes.

Ndryshe nga heret e tjera, protestuesit kete here kane udhetuar me makinat e tyre private, duke shmangur levizjen me automjete te sherbimit publik, duke qene se kjo e marte perkon edhe me samitin BE- BP.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN