MENU
klinika

“Jemi pranë demarkacionit të zonave detare”

Protothema: Mesazhi i Mitsotakis në takimin me Ramën

22.12.2022 - 18:06
Ditën e sotme kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka vizituar komunitetin grek në jug të Shqipërisë.

Teksa ka ndaluar në Dervicanin, ai është pritur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gazeta Protothema.gr ka zbardhur detaje nga takimi i Mitsotakis thotë dhe thotë se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke shtuar se është detyrim për qeverinë shqiptare, respektimi i të drejtave të komunitetit grek.

Ai shtoi gjithashtu se me qeverinë shqiptare janë pranë demarkacionit të zonave detare.

“Kam premtuar se do të vij t’ju vizitoj para fundit të vitit dhe e mbajta premtimin dhe jam sot këtu me ju në këtë moment shumë emocionues për mua. Nuk mund të mos kujtoj faktin se pikërisht në këtë shesh, pikërisht 31 vjet më parë, ishte dhjetori i vitit 1991, erdhi babai im Konstantinos Mitsotakis. Pak më parë, regjimi i shtypjes së pabesueshme të popullit shqiptar ishte shembur dhe në atë kohë perspektivat për marrëdhëniet mes dy shteteve ishin shumë pozitive. Dhe babai im kishte thënë diçka që e përmenda edhe unë kur fola në Livadia, kishte thënë se “minoriteti kombëtar grek është një urë miqësie mes dy shteteve.

Dua ta dini se me kryeministrin Edi Rama kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne i dimë çështjet që ju shqetësojnë. Besoj se mund t’i nisim dhe t’i zgjidhim të gjitha në frymën e bashkëpunimit dhe në frymën e vullnetit të mirë. Siç e dini edhe ju, keni mbështetjen e plotë që shteti grek dha dhe vazhdon t’u japë me kalimin e kohës të gjithë grekëve që jetojnë në Bashkinë tuaj.

Më në fund po zgjidhet ngecja e shtesës së të moshuarve të pasiguruar. E njëjta gjë edhe me mbështetjen afatgjatë që ne ofrojmë për fëmijët që ndjekin shkollat ​​greke. Kam pasur rastin të vizitoj shkollën tuaj, të shoh fëmijët e rinj duke u rritur, duke mësuar gjuhën greke bashkë me shqipen, bashkë me anglishten. Për këta fëmijë ne duam të punojmë së bashku, që ata të qëndrojnë në vendin e tyre, të qëndrojnë dhe të lulëzojnë në vendin e tyre dhe sa të lulëzojë Shqipëria, do të lulëzojë edhe minoriteti kombëtar grek”, theksoi kryeministri.

Rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Europë nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë një rrugë në të cilën Greqia do të jetë gjithmonë ndihmëse, sepse Shqipëria meriton të jetë anëtare e Europës dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e pandarë të vendit tonë. Edhe ju do të përfitoni njëlloj nga ky kurs. Dua t’ju siguroj sërish se për mua vizita e sotme këtu në dy bashkitë minoritare, por edhe në Himarë, ishte një vizitë me një ngarkesë shumë të fortë emocionale.  Sepse më intereson shumë pakica kombëtare greke dhe dua ta dini se do të bëj gjithçka që kam në dorë për t’ju ndihmuar dhe mbështetur”, theksoi Kyriakos Mitsotakis.

“Dua që mbi të gjitha të mbani brenda vetes këtë angazhim personal që po ju jap sot këtu: nuk do të jetë vizita ime e fundit në fshatrat tuaja të bukura dhe nuk duhet të kalojnë sërish 32 vjet që një kryeministër grek të vizitojë pakicën kombëtare greke këtu në Shqipëri. Ne do të jemi pranë jush, na ndjeni pranë jush. Ne do të punojmë së bashku me qeverinë e Shqipërisë mike dhe do të vazhdojmë të mbështesim perspektivën e anëtarësimit evropian të Shqipërisë.”, u shpreh Mitsotakis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Axhenda e takimeve

Dendias vjen në Tiranë