MENU
klinika

Një njeri normal, a do kishte interes që të hidhte në erë “Prestige Resort” përpara Samitit?

Pse do ju bënte Rama një atentat? Berisha: S’e kontrollon dot veten!

06.12.2022 - 16:49

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur se çfarë interesi do të kishte kryeministri Edi Rama për t’i bërë një atentat kryetarit të PD-së.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Rama nuk e kontrollon dot veten dhe aktet e tij.

Berisha e ilustroi këtë pretendim me shembjen me tritol të “Prestige Resort”. Ai tha se një njeri normal nuk do kishte interes për të hedhur në erë një pallat 7-katësh.

Pyetje: Çfarë interesi ka Rama që të bëjë një atentat ndaj jush?

Berisha: Mund të bëjë një pyetje? Një njeri normal, a mund të ketë interes të hedhë në erë pallatin 7 katësh një investitori në prag të samitit. Edi Rama është një njeri që nuk ndalet dot në aktet, nuk kontrollon dot veten. Sigurisht që donte me çdo kusht që Sali Berisha të mos fliste në atë tribunë. Pasi pa njerëzit që u mblodhën, pasi e pa që dështoi çdo skenar, përdori këtë. Ky njeri, në të gjitha analizat është një njeri i përdorur nga pushteti., Ai mendoi se do merrja një goditje dhe nuk do flisja. Dhe këtë mund ta mbulonte me një pistë islamike.

Dhe një audiencë e krishterë si Samiti do e besonte. Ishte e kalkuluar. Kjo ndodhi përpara disa ditësh me një hotel pikërisht për ta mbuluar me samitin. Ata që njohin Edi Ramnë, e dinë që ai nuk përmbahet dot. Thirrëm ne protestën, ai reagoi. Policë në të katërt anë. Mbyllën lokale dhe dytqtante për të dështuar protestën.

Do ua servirte atyre si pistë islamike. Ia dogja pistën islamike në miting. Vrapoi nxorri shkresën. Ja ku është shkresa, e nxorri Fuga. Pohoi se janë ata vetë. Kjo shkresë e gatshme që të po mos i digjej pista islamike nuk do dilte kjo shkresë. Nuk ka gjë që mposht demokratët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN