MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse në dimër ndihemi më të lodhur?

12.12.2022 - 15:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse në dimër ndihemi më të lodhur?

Mjeku:Me ardhjen e dimrit, drita e ditës ndryshon dhe po ashtu edhe temperatura. Trupi fillon të përshtatet dhe ora biologjike ndryshon. Ka shumë ndryshime që ndodhin çdo stinë dhe për shkak se janë graduale mund të mos i kuptojmë edhe aq shumë. Në muajt e dimrit vërehet lodhje shumë më intensive (kryesisht psikologjike) dhe për këtë ka një arsye shumë të besueshme që lidhet me melatoninën, hormoni i prodhuar nga truri që rregullon gjumin.

Sa më shumë dritë të ekspozohet truri, aq më pak melatoninë sekreton dhe anasjelltas. Sa më shumë errësirë, aq më shumë melatoninë. Melatonina krijon pikërisht këtë ndjenjë të përgjumjes dhe lodhjes, dhe kur drita natyrale fillon të dobësohet në orët e pasdites, nivelet e melatoninës në tru rriten dhe “na thërrasin” për pushim dhe më shumë orë gjumë.

Ky fenomen është quajtur edhe lodhje sezonale, megjithatë është një reagim normal i organizmit të ndihet më i lodhur dhe i përgjumur në muajt e dimrit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pyetja s’është nëse bëhemi imunë, por …

A mund të merret Koronavirusi dy herë?

Ja si përgjigjen shkencëtarët!

A do të zhduket Covid-19 me fillimin e verës?