Sipas një studimi të kryer në New York ka rezultuar se plastika e përdorur te lodrat e fëmijëve është një rrezik për shëndetin e fëmijëve.
Kështu, biologia Aurora Piroviç ka paralajmëruar nëna e reja që të shmangin përdorimin e biberonëve plastikë për fëmijët.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews”, biologia tha se prindërit duhet të shkojnë drejt materialeve si qelqi, apo druri nëse flasim për lodrat pasi përmbajnë më pak elemente të rrezikshme.
“Një këshillë për nënat e reja: të përdorin shishe qelqi jo plastike për biberonat e foshnjave, lodrat t’i orientojnë drejt atyre të drurit që kanë përqindje më të ulëta të ftalateve, të cilat janë më të përqendruara te lodrat sesa te gomat e makinave”, tha biologia.