MENU
klinika

"Nuk donim t’i jepnim një fitore Ramës"

Pse nuk u mbajt protesta përpara Kryeministrisë? E zbulon Berisha

06.12.2022 - 17:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se protesta e ditës së sotme ia ka arritur qëllimit të saj 100 %.

Berisha tha se protesta arriti të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar, për problemet politike me të cilat përballet vendi.

Ai tha se Rama vendosi një perimetër kaq të madh sigurie nga frika e protestës, pasi sipas tij, gjatë protestave të tjera, Rama mbyllet në bunkerët e qeverisë.

“Protesta e jashtëzakonshme, pa asnjë diskutim. A e dini ju se janë bllokuar autostrada, rrugë e çdo gjë. Dhe jamë shumë mirënjohës për mediat. Mediat janë marrë më shumë se çdo gjë tjetër me këtë protest. Qytetarët dolën dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qëllimi ynë ishte të paraqisnim realitetin shqiptar.

Rama ka pasur qëllim kryesor që ta bëjë të bësueshme ngjarjen para audiencës kristiane. Veç nesh, dy vende, vendet e tjera janë kristianë. Pavarësisht se tha më ka thënë një vëlla mysliman, atij I ka thënë një vëlla pa fe si Rama, Çuçi apo Veliu.

Tani Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama është armik i votës së shqiptarëve. Është e rëndësishme, sepse sot përshembull kjo ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme. E gjithë Europa pa një protest për probleme politike. Natyrisht Edi Rama do të marrë përgjigje, të jesh e sigurtë për këtë. Këtu të mos kemi iluzion. Do ta merrni vesh. Unë nuk bëj si ai, nuk mbaj sekrete. Këtë herë ndërtesën e Kryeministrisë nuk e bllokuam për dy arsye. Ai mund të organizonte ndonjë pritje aty dhe ne nuk donim që aty, në prani të liderëve të tjerë, të krijonim pasiguri. Nuk donim t’i japnim Ramës një fitore të tillë.

Në çdo Samit ka një zonë sigurie shumë më të ngushtë nga ajo që caktoi ky. Në atë zonë askush nuk mund të shkelë, kudo dhe në çdo rast. Ky futi kryeministrinë në atë zonë, në një akt frikacak. Ky nuk shkonte dot nëpër tunele, sepse kishte miqtë këtu, ne deklaruam ta bënim në bulevard protestën dhe menduam se ky duhet të ishte qëndrimi ynë. Qytetarët janë të gatshëm kurdoherë, jam unë ai që i frenon”, është shprehur Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN