31.12.2022 - 10:29
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune lajmin se edhe punonjësit e administratës do të përfitojnë nga “Pakoja e Madhe” e qeverisë, një shpërblim që do të ndahet në ditët e para të janarit për shumë kategori.
“Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, shkruan Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rama hap “Pakon e Madhe”
695 mijë pensionistë do të përfitojnë 8000 Lekë të reja
'Pakoja e Madhe'
Rama zbulon sa do përfitojnë personat me aftësi të kufizuara
Kategoritë që do të përfitojnë