MENU
klinika

Borrell: Duhet të shpenzojmë më shumë

“Rezervat ushtarake të BE-së janë të cënueshme dhe të pamjaftueshme”

08.12.2022 - 14:00

Në një konferencë vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se mbështetja për Ukrainën ka theksuar se rezervat e tyre ushtarake janë të cënueshme dhe të pamjaftueshme, raportojnë mediat e huaja.

“Mbështetja për Ukrainën ka theksuar se rezervat tona ushtarake janë të cenueshme dhe të pamjaftueshme, ndërsa zinxhiri ynë i furnizimit nuk është mjaftueshëm gati”, tha Borrell.

Ai gjithashtu shtoi se ata kanë avancuar, por jo aq sa duhet, sidomos në bashkëpunimin e tyre midis vendeve të BE-së dhe se ata duhet të përballen me rreziqet imediate.

“Ne po bëjmë më mirë se më parë, por ende jo mjaftueshëm, veçanërisht në bashkëpunim midis vendeve të BE-së dhe për këtë ne duhet të përballemi me rreziqet imediate dhe duhet të shpenzojmë më shumë së bashku”, tha Borrell.