MENU
klinika

Disa zona të Shkodrës ende nën ujë

Rrugët e Obotit kalohen vetëm me mjete të larta

20.12.2022 - 10:58

Reshjet e shiut kanë pushuar prej disa ditësh tashmë e megjithatë në Shkodër vijon të ketë sipërfaqe toke të përmbytura.

Bashkia Shkodër njofton se nga raportimet e bëra mëngjesin e së martës, sipërfaqe në total e përmbytur në Bashkinë Shkodër janë 2150 Ha, me një rënie prej 200 Ha nga ora 08.00 e ditës së djeshme.

Kurse, banesa me prezence uji në oborre e stalla në total janë 50. Ndërsa, në Njësinë Administrative Ana e Malit e përmbytur është një sipërfaqe prej 1200 Ha.

Sipas Bashkisë Shkodër, në rrugën e Obotit mund të kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë dhe Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.

Të pakalueshme janë edhe rruga Darragjat-Shirq pasi në vendin e quajtur Urrelat uji arrin në lartësinë 70 cm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


100 banesa me prezencë uji në oborre

Situata në Shkodër dhe Lezhë pas përmbytjeve

Banesa të përmbytura në Obot

Nis tërheqja e ujit në NënShkodër