MENU
klinika

Analiza

Rusia është lodhur nga taktikat e vjetra të Perëndimit!

28.12.2022 - 15:23

Përplasja mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po ashpërsohen çdo ditë e më shumë.

Kësaj radhe gur themeli i skandalit janë disa deklarata të bëra nga disa zyrtarë amerikan të cilat janë anonim.

Në deklaratat e tyre bëhej fjalë për kërcënimin e SHBA për eliminimin e liderit të Kremlinit. Menjëherë pasi u bënë publike këto kërcënime ka reaguar Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tass ai ka thënë se është në dijeni tashmë të këtyre deklaratave. “Disa ‘zyrtarë anonimë’ të Pentagonit kanë shprehur kërcënimin për të nisur një ‘sulm vrarës në Kremlin që në fakt është një kërcënim i hapur për tentativë për vrasje të presidentit rus. Nëse me të vërtetë ide të tilla mendohen nga dikush në çdo vend të botës, atëherë duhet të mendojë më mirë për pasojat e mundshme të planeve të tilla” është shprehur kryediplomati rus.

Por  jo vetëm kaq. Bota mund të përjetojë katastrofën.

Siç duket politikat  e frenimit  të bllokut perëndimor ndaj Rusisë nuk i kanë pëlqyer aspak kryediplomatit rus, i cili ka paralajmëruar për një konfrontim të drejtpërdrejt të palëve. “Kursi politik i Perëndimit, i cili synon shtypjen totale të Rusisë”, paralajmëroi Lavrov, është  jashtëzakonisht i rrezikshëm. Paraqet haptazi rreziqe të një konfrontimi të drejtpërdrejtë të armatosur midis fuqive bërthamore. Në një luftim të tillë nuk mund të ketë fitues ndaj dhe duhet të bëhet çdo gjë e mundur që të eliminohet një opsion tillë që do të ishte shkatërrimtar për të gjithë ne.

Sipas tij perëndimi me pretendime të pavërteta dhe të papërgjegjshme pretendon se Rusia është në prag të përdorimit të armëve bërthamore kundër Ukrainës, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Lavrov më pas ka shprehur zemërimin e tij nga SHBA.  “SHBA po bëjnë gjithçka  për ta bërë konfliktin në Ukrainë sa më të dhunshëm. Tashmë nuk është sekret  që qëllimi strategjik i SHBA dhe aleatëve të NATO-s është të arrijnë një fitore mbi Rusinë  duke bërë të mundur dobësimin e saj në fushëbetejë. Uashingtoni ka arritur gjithashtu qëllimin kryesor gjeopolitikë ndërprerjes së lidhjeve tradicionale midis Rusisë dhe Evropës,” është shprehur Lavrov.

Rusia i ka kërkar dhe vazhdon t’i kërkoje si perëndimit dhe SHBA-së përmbajtje maksimale në këtë çështje kaq delikate për të bërë të mundur kështu minimizimin e një rreziku bërthamor.

Është e rëndësishme që të ruhet Deklaratë e përbashkët e liderëve të pesë shteteve me armë bërthamore që firmosën me 3 janar 2022 për parandalimin e luftës bërthamore dhe shmangien e garave të armëve. Ku sipas kësaj deklarate një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Përdorimi bërthamor do të kishte pasoja të gjëra ndaj dhe armët bërthamorë për aq kohë sa ato vazhdojnë të ekzistojnë duhet të shërbejnë   për qëllime mbrojtëse të pengojnë agresionin dhe të parandalojnë luftën.

Sipas Lavrov sa më shumë që do të ketë ndërhyrje të Uashingtonit aq më i largët do të jetë armëpushimi me Ukrainën. “ Moska, në këtë fazë, nuk ka ndërmend të diskutojë marrëveshje të reja të mundshme në fushën e armëve sulmuese strategjike, si dhe garancitë reciproke të sigurisë, duke respektuar Traktatin për Reduktimin e Armëve Strategjike (START). Por cila është zgjidhja? Ose eliminoni  kërcënimet ndaj së Rusisë, ose çështja do të marrë zgjidhje nëpërmjet ushtrisë ruse” ka kërcënuar ai.

Rusia është fuqia më e madhe bërthamore në botë bazuar në numrin e kokave bërthamore.

Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, ajo ka rreth 5,977, ndërsa SHBA-ja ka 5,428 koka bërthamore. Këto shifra përfshijnë koka luftarake të grumbulluara dhe të pensionuara, por Rusia dhe SHBA kanë fuqi të mjaftueshme zjarri për të shkatërruar botën shumë herë. Ndërkohë që Rusia dhe SHBA-ja kanë çmontuar mijëra koka të tyre, ato ende kanë 90 për qind të armëve totale bërthamore në botë. Rusia ka 1,458 koka strategjike bërthamore të vendosura, ose të gatshme për t’i shkrepur dhe SHBA-ja ka 1,389 të vendosura, sipas të dhënave më të fundit të deklaruara publikisht.

Këto koka luftarake janë në raketa balistike ndërkontinentale, raketa balistike në nëndetëse dhe bombardues strategjikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?