Botërori i Katarit nisi me surpriza dhe blofe të mëdha, një prej tyre, mbase më i rëndi, ishte fitorja më përmbysje e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës së Leo Messit.
Ajo disfatë shkundi në themel ekipin Argjentinas pasi që nga ajo sfidë, Messi me shokë morën 5 fitore radhazi duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të Botërorit. Në 6 ndeshje, Argjentina ka shënuar 12 gola dhe ka pësuar 5.
Ndryshe nga Argjentina, Franca e nisi me një fitore me “poker” golash përballë Australisë, duke vërtetuar menjëherë se ishin ata një nga favoritët e këtij turneu.
Ekipi i Deschamps përsëriti veten me Danimarkën, por e mbylli fazën e grupeve me një blof përballë Tunizisë. Ashtu si Argjentina, edhe Franca vjen në finale me 5 fitore dhe 1 humbje. “Gjelat” kanë shënuar 13 gola në 6 ndeshje, dhe kanë pësuar po aq sa Argjentina, 5.
Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i Argjentinës dhe i këtij Botërori me 5 gola dhe 3 asiste. “Pleshti” ndiqet nga Mbappe me 5 gola dhe 2 asiste. Barazi totale edhe me ndjekësit e tyre. Me katër 4 gola renditen Alavarez i Argjentinës dhe Olivier Giroud i Francës.